Qentë e frikësuar

Na ndihmoni duke shpërndarë artikujt tanë!

Askush nuk don që qenushët e tyre të dashur të jenë të frikësuar, prandaj ndihmojini ata që të përballen me fobitë e tyre.

E lindur apo e fituar?

Disa qenusha janë të frikësuar nga natyra dhe disa janë më të predispozuar ndaj frikës se të tjerët. Mirëpo, frika është gjithashtu diçka që fitohet gjatë kohës. Fobitë më të zakonshme lidhen me frikën nga operacionet tek veterineri, dënimet fizike, izolimi, stuhitë dhe zhurmat e larta.
Nëse ndihen nën një presion të lartë, qentë e frikësuar dhe në ankth mund të tentojnë të largohen nga shtëpia, të urinojnë në mënyrë të pavullnetshme apo edhe të kafshojnë. Megjithëse faktorët që kontribuojnë në secilin rast variojnë, ekzistojnë disa trajtime që mund të ndihmojnë në lehtësimin apo kurimin e këtij problemi.

Trajtimi i një qeni të frikësuar

Nëse njihet shkaku i frikës dhe ankthit është më e lehtë për ta familjarizuar qenin me shkaktarin dhe shpërblejeni sjelljen e tij të urtë. Ky njihet si proçesi i uljes së ndjeshmërisë. Dënimet, qortimi apo metodat e ashpra janë mënyra që duhen shmangur kur është fjala për qenusha të trembur, pasi ato vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën
.
Në raste agresiviteti, duhet të flisni me një specialist i cili do t'ju japë këshillat e duhura për sigurinë tuaj dhe trajtimin e qenushit. Me durim dhe vendosmëri nga ana juaj, qenushi do të fitojë vetëbesimin e tij.

Në raste ekstreme, si gjendje e rëndë ankthi prej ndarjes, disa qenusha përmirësohen nga trajtimet kundra ankthit të dhëna nga veterineri, por e mira do të ishte të gjendje shkaku i ankthit e të fillohej një program trajnimi kundra tij pa përdorur medikamente.



Na ndihmoni duke shpërndarë artikujt tanë!
awesome comments!

Artikuj të ngjashëm për qentë

Copyright © 2013 - Kafshë Shtëpiake